numeri i juaj jetesor…!

23 Mars 2008 0

Pa kategori @ 7:30 pm

Numri i juaj jetësor…

Nëse i kushtoni vëmendje ngjarjeve të rëndësishme në jetën tuaj, duke flluar që nga data e lindjes, e deri tek emri dhe mbiemri i juaj ( e cila gjithashtu konvertohet në gjuhën e shkronjave), nga numri i derës së shtëpisë, data e regjistruar në shkollë, data e diplomimit, data e martesës, data e ndarjes, e punësimit, regjistrimi i automobilit, numri i letërnjoftimit, lindja e fëmijëve, dhe gjithçka tjetër që ju bje ndërmend si e rëndësishme për ju, do të befasoheni me faktin se dy apo tre numra të njëjta në të gjitha ngjarjet sillen pandërprerë.
Numrat megjithatë kanë më tepër domethënie se që na duket neve. Ato janë më tepër se shenja të rëndomta që i përdorim në përlogaritje. Ato na ndihmojnë të krijojmë rend në jetën tonë të përditshme kaotike. Nëse i kushtoni vëmendje ngjarjeve të rëndësishme në jetën tuaj, duke flluar që nga data e lindjes, e deri tek emri dhe mbiemri i juaj ( e cila gjithashtu konvertohet në gjuhën e shkronjave), nga numri i derës së shtëpisë, data e regjistruar në shkollë, data e diplomimit, data e martesës, data e ndarjes, e punësimit, regjistrimi i automobilit, numri i letërnjoftimit, lindja e fëmijëve, dhe gjithçka tjetër që ju bje ndërmend si e rëndësishme për ju, do të befasoheni me faktin se dy apo tre numra të njëjta në të gjitha ngjarjet sillen pandërprerë. Ato numra në këtë mënyrë e japin një mesatare të jetës suaj në tërësi. Shtegu jetësor i personave me vibrime të njëjta të vlerave dhe energjisë, janë tmerësisht të ngjashme, që nga pamja e gjendjes shëndetësore e deri te raporti me të afërmit etj.

Numri i juaj personal
Kodi peronal numerologjik paraqet shifrën jetësore, atë që ua jep skeletin e gjitha lëvizjeve, karakteristikave, dëshirave, ngjarjeve, ngritjeve dhe rënjeve. Kodi personal fitohet me bashkimin e emrit dhe mbiemrit se bashku me datëlindjen tuaj. Mund ta logaritni ashtu që të shndrroni çdo shkronjë të veçantë të emrit dhe mbiemrit në energji të numrit. Ashtu do të veproni duke e përdorur tabelën numerike të Chaldean-Hebrew-it.
Ndamas sëpari mbledhni shkronjat e emrit (të konvertuar në numra) në bazë të tabelës e pastaj ato të mbiemrit. Deri sa të përfitoni numrin njëshiftror për emrin dhe mbiemrin. Pastaj numrin përfundimtar një shifror të emrit mblidheni me atë të mbiemrit sërish deri në nuvelin kur të fitoni një numër njëshifror si rezultat.
Po ashtu edhe datëlindjen tuaj mblidheni deri të fitoni numër njëshifror.

• Shembull: Anita Marku, e lindur më: 20.01.1979
• Anita = 1+5+1+4+1=12=1+2=3 - numri njëshifror i zbërthyer për emrin Anita është 3
• Marku = 4+1+2+2+6=15=1+5=6 - numri njëshifror i zbërthyer për mbiemrin Marku është 6
• 20.01.1979 = 2+0+0+1+1+9+7+9=30=3+0=3 - numri njëshifror i zbërthyer për datëlindje - 3

Në fund rezultatin përfundimtar nga emri, mbiemri dhe datëlindja mblidheni deri të fitoni sërish numër njëshifror:

3+6+3=12=1+2=3
Pra personi me emrin Anita Marku e lindur më 20.01.1979 është e udhëhequr nga numri 3.

Përjashtim për numrat 11 dhe 22
Ekzistojnë dy numra që nëse fitohen si rezultat i emrit, mbiemrit apo datëlindjes, që nuk duhet t’i zbërtheni mëtej. Ato janë numrat 11 dhe 22. Nëse paraqiten këto numra në testin tuaj, atëherë thjesht si numra dyshifror bashkangjithni llohgarisë së mbledhjes me numrat tjerë.

Tabela e alfabetit numerik të “Chealden-Hebrew-it”
A = 1 B = 2 C = 3 D = 4 E = 5 F = 8 G = 3 H = 5 I = 1 J = 1 K = 2 L = 3
M = 4 N = 5 O = 7 P = 8 Q = 1 R = 2 S = 3 T = 4 U = 6 V = 6 W = 6 X = 5
Y = 1 Z = 7 Ç = 3 ZH=Z dhe H SH=S dhe H NJ=N dhe J

VETITË E PERSONIT NË BAZË TË KARAKTERISTIKAVE TË NUMRAVE

1
Energji e madhe, kreativitet, lider natyral dhe sundues, dashuria ndaj fëmijëve, luksit, argëtimit, këngës dhe vallëzimit, tërhjekshëri e madhe (atraktivitet madhështor), sharm natyral që e fascionon gjininë e kundërt. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: zemra, sytë, qarkullimi i gjakut

2
Ndjeshmëri, shpesh hipersenzibilitet, lëndueshmëri, pedantëri, besnikëri ndaj shtëpisë dhe familjes, nënës dhe fëmijëve, mendje praktike në matematikë, interesim për politikë, dell për vizatim, anim kah vendlindja dhe rrënjët (të parët e tij), tradicionalitet i theksuar, i kthyer kah e kaluara. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: lukthi, gjinjtë, dhe indi i butë dhe i fortë në përgjithësi.

3
Individualitet, dashuri ndaj udhëtimeve, interes për ezoteri, filozofi, sport, vende të huaja dhe gjuhë të huaja. Po ashtu talent për gjuhë të huaja, besnik ndaj të vërtetës, luftëtar për të drejtat e njeriut, mbrojtës i më të dobëtve. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Mëlqia, shpnetka, kryqet

4
Origjinalitet, ekscentrik, dashuri ndaj lirisë personale, jetë me moton “jeto dhe leri tjerët të jetojnë”, shumë miq, gjenialitet, intelektual i nivelit të lartë, dashuri ndaj të pahulumtuarës, i kthyer drejt ardhmërisë.Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Këmbët – prej gjunjëve deri te themrat, sistemi nervor.

5
Komunikues, lëvizje, shoqërim, i anueshëm kah tregtia dhe materializmi, mendje e shpejt dhe e shkathtë.Precizitet, interesim për modën, bukurinë, dashuri ndaj natyrës, kafshëve. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Sistemi respirator (i frymëmarrjes), alergjitëe ndryshme. Sistemi nervor, lukthi, idhëza dhe organet e trejtes

6
Hedonistik në çasje ndaj jetës, i dashuruar në bukuritë e të gjitha llojeve, ndjenja për harmoni, interes për politikë dhe anim për veprimtari publike, posesiv, ka nevoj për dominim qoftë drejtëpërdrejtë apo në prapavi. E shprehur është nevoja për jetë në qifte, në martesë dhe familje! Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë…Qafa, ruazat e kurizit të qafës, veshkët, dhe pjesët e zorrëve.

7
Gjetja dhe realizimi i “dashurisë jetësore”, romantik, gjentilitet, butësi, ndjeshmëri, senzualitet, besnikëri, anim kah religjioni, mistika, okultizmi, intuitë e fuqishme, kreativitet, talent për muzikë dhe valle, forma, ngjyra etj. Anon kah depresioni, tradicionaliteti dhe mbyllja në vete. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë…Qarkullimi i gjakut, venat, këmbët dhe shputat, psiqika, sistemi nervor i ndjeshëm.

8
Pozitë e lartë dhe me rrespekt në shoqëri, përgjegjësi e shtuar dhe e theksuar, kriticizëm, maturi, dhe ftohtësi në çasje, kujdes, dyshim, tradicionalitet, i mbyllur, dashuri dhe nevojë ndaj parave, materiales dhe sigurisë, person i themeltë dhe këmbëngulës. Ka dell për skulpturë, arkitekturë, vizatim teknik etj. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë:nyjet, thonjët, pjesët ashtrore, flokët, dhëmbët, qarkullimi i gjakut.

9
Energjik, temperament i theksuar, mosdurim, i zënë, aktiv, lëvizës, dinamik, kokëfortësi, agresivitet, dashuri ndaj shpejtësive dhe prestigjit, e theksuar vetia për tu potencuar dhe afirmuar. Edhe këta janë lider dhe shefa të lidnur. Janë direkt dhe të sinqertë në çasje. Jotaktik por në të njëjtën kohë zemërgjërë. Të ngrohtë dhe besnik ndaj të afërmive. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Koka në përgjithësi, temperatrurat e larta, inflamacionet, lëndimet e llojllojshme dhe rëzimet.

  

4 qelesat e ekuilibrit personal …..!

0

Pa kategori, panqa1 @ 7:29 pm

kerkoje vet fatin,me jeten mos u grind,urrejtja fitohet,dashuria lind!!!

0

Pa kategori @ 7:28 pm

Kërkoje vetë fatin, me jetën mos u grind, urrejtja fitohet … Dashuria lind !  

i që ju lejon të kuptoni veprimet që secili prej nesh bën në jetën e përditshmePërshkruan 9 lloje personalitetesh:

1) idealistin;
2) bujarin;
3) organizuesin;
4) artistin;
5) ëndërrimtarin;
6) i besuari;
7) optimisti;
8) shefi;
9) bashkëpunuesi.

9 personalitetet lidhen me njëri-tjetrin nga një rreth që shpreh bashkimin.

Për të kuptuar se çfarë personaliteti ke, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme. Për çdo pyetje mund të japësh vetëm një përgjigje. Në fund, shihni cili është numri që ke zgjedhur më shpesh dhe zbuloni se çfarë personaliteti keni.

1) PËR T’U NDIER NË RREGULL ME VETEN TUAJ DUHET:

Të ndihmoni të tjerët (2)
Të jeni sa më shumë praktik dhe t’i realizoni me sukses objektivat (3)
Të njihni dhe të mësoni sa më shumë (5)
Të jeni të bindur dhe ta bëni sa më mirë punën tuaj (6)
Të realizoni sa më mirë çdo objektiv që keni (1)
Të zbaviteni dhe të bëni sa më shumë qejf (7)
Të jeni i fortë dhe t’i mbroni të tjerët (8)
Të jeni ndryshe duke u dalluar midis të tjerëve (4)
Të çlodheni dhe të lejoni që jeta të vazhdojë rrugën e saj (9)

2. IMAZHI QË KAM PËR VETEN:

I ndihmoj gjithmonë të tjerët i pari (2)
Jam një person i zoti, që mundohem të bëj mirë çdo gjë që nis (3)
Dallohem nga të tjerët në çdo gjë që bëj (4)
Jam i qetë dhe i kënaqur me jetën time (9)Jam shumë i zgjuar dhe i kap shpejt gjërat (5)
Jam i fortë dhe kam raporte shumë të mira me të tjerët (8)
Jam i rregullt dhe i çoj deri në fund detyrat që më jepen (6)
Jam i tip i lezetshëm dhe mundohem ta shijoj jetën (7)
Mendoj se kam të drejt në shumicën e rasteve (1)

3. NDIHEM I REALIZUAR KUR JAM:

Vetvetja dhe me humor (4)
I kujdesshëm dhe përzgjedh çdo gjë me kujdes (1)
I disiplinuar dhe besnik (6)Optimist dhe tepër i respektueshëm (7)
I paanshëm, i fortë dhe superior ndaj të tjerëve (8)
Harmonik dhe i ekuilibruar (9)
I drejtpërdrejt, i vendosur dhe korrekt (5)
I hapur, bujar dhe i respektueshëm (2)
Fitimtar, ekspert dhe praktik (3)

4. ÇFARË MENDOJ PËR VETEN TIME KUR TË TJERËT NUK MË NJOHIN

Jam një person i besuar dhe qëndroj gjithnjë brenda rregullave (6)Jam i lumtur por kërkoj gjithnjë gjëra të reja, sepse dua të jem gjithmonë e më shumë i tillë (7)
Luftoj çdo ditë për të pasur hapësirat e mia (8)
Lë që jeta ime të vazhdojë rrugën që ka nisur, edhe pse të tjerët do të dëshironin që unë të ndryshoja (9)
Unë kam gjithnjë të drejtë dhe gjërat do shkonin më mirë nëse të tjerët do ndiqnin këshillat e mia (1)
Unë shkoj mirë me të tjerët, edhe pse nuk marr gjithnjë atë që unë jap (2)
Unë jam më lart se të tjerët dhe kjo i bënë xhelozë (3)
Unë jam ndryshe nga të tjerët dhe nuk arrij të përshtatem me ta (4)
Unë i njoh gjërat që bëj dhe që na rrethojnë më mirë se kushdo (5)

5. AJO QË MË SHUMË SHMANG

Të tregoj dobësitë e mia (8)
Të grindem me dikë (9)
Të inatosem (1)
Të kem nevojë për ndihmën e të tjerëve (2)
Të bëjë të ditur që kam gabuar (3)
Një jetë pa emocione (4)
Ndjenja e zbrazëtisë së brendshme (7)
Të kem një sjellje të gabuar (5)
Vështirësia e të jetuarit (6)

6. ÇFARË MENDOJ NËSE MË JAPIN NJË PUNË TË RËNDËSISHME:

Nuk fle rehat derisa sa kam mbaruar punën që më është ngarkuar (1)
Jam i lumtur që i ka vajtur mendja tek unë edhe pse më kërkohet më tepër se sa unë mund të bëj (3)Nuk mund të zgjidhnin një më të mirë se unë (7)
Varem se si ndihem (4)
Përse më kanë zgjedhur pikërisht mua? Megjithatë pranoj (5)
Kam frikë se më kanë zgjedhur mua, ngaqë nuk kishte njeri tjetër të gatshëm që ta bënte atë punë (6)
E bëj nëse puna e re më pëlqen, ose përndryshe ia lë dikujt tjetër (8)
E bëj mirë, nëse varet vetëm nga unë (2)
Sapo e ndiej veten gati e bëj (9)

7. SI SILLEM GJATË NJË ZËNKE

Me vështirësi pranoj që kam faj (3)
Evitoj që të tjerët të prishin ekuilibrat e mi (9)Mundohem të fitoj kohë për të kuptuar si do të reagoj (6)
Mbrohem, por jo me forcë (4)
Mundohem ta evitoj zënkën (7)
Nuk i lejoj të tjerët të më vënë poshtë (5)
Lë që tjetri të shfryhet (2)
I mbroj me forcë të drejtat e mia (8)
Nuk i lë të tjerët që ta kuptojnë inatin tim (1)

8. I SHPENZOJ FORCAT E MIA PËR:

Të njohur kë më rrethon (5)
Të bashkëpunuar me kë kam përreth (6)
Të shijuar jetën (7)
Të luftuar për drejtësinë (8)
Të jetuar në harmoni (9)
Të kërkuar perfeksionin (1)
Të ndihmuar ata që më qëndrojnë pranë (2)Të arritur objektivat e mia (3)
Të njohur më mirë veten (4)

9. KUR JAM ME SHOKËT …

Kërkoj gjithnjë stimuj të rinj për t’i ndarë me të tjerët (7)
Rri me ata që më lejojnë të bisedojmë (8)
Jam i hapur dhe shkoj mirë me këdo (2)
Më pëlqejnë raportet e drejtpërdrejta (1)
Më pëlqen të kem shumë shoqëri dhe nuk di kë të zgjedh prej tyre (6)
Gjej gjithnjë diçka për t’ua treguar të tjerëve (3)
Kam shoqëri me personat që shkoj mirë (4)
I dëgjoj me shumë kujdes, por pa dhënë opinionet e mia (5)
Ndihem i sigurt dhe sillem normalisht me të gjithë (9)

REZULTATET

Më shumë se 1: Je idealist dhe kritik me veten dhe me të tjerët. Je i sinqertë dhe korrekt. E pyet shpesh veten nëse ke të drejtë dhe je tip që inatosesh shpejt. Duhet të jesh më i qetë dhe t’i pranosh të tjerët ashtu siç janë.

Më shumë se 2: Je bujar, kërkon dashuri dhe aprovimin e të tjerëve. Je i hapur, nuk i duron personat tepër të pavarur dhe je shumë krenar. Duhet të mësosh t’i duash të tjerët pa interes.

Më shumë se 3: Je i organizuar dhe e mbaron një detyrë të dhënë deri në fund, por i jep shumë rëndësi asaj që duket. Je shumë gënjeshtar. Duhet të mësosh të jesh vetvetja dhe t’u japësh shanse të tjerëve të të njohin për atë që je.

Më shumë 4: Je artist, krijues, romantik dhe melankolik, por ke një defekt: je ziliqar. Mos ëndërro, por jeto jetën që të është dhuruar.

Më shumë 5: Je mendimtar. Mbron jetën tënde private me çdo kusht, flet pak dhe mendon shumë. Je shumë tamahqar. Duhet të mundohesh të mos jesh shumë i ngutur në gjërat që bën.

Më shumë 6: Je një bashkëpunëtor i besuar. Me pak fjalë, je besnik, por je frikacak. Mundohu të mos rrish gjithnjë në mbrojtje dhe kërko të flasësh gjithnjë hapur me ata që janë më lart teje.

Më shumë 7: Je optimist, krijues dhe të pëlqen të luash. Defekti yt është që je pak i besueshëm. Duhet të jesh më pak impulsiv.

Më shumë 8: Je shefi, ke një personalitet të fortë, mbrojtës dhe luftëtar. Të tjerët shpesh ju kanë frikë. Defekti juaj është që vlerësoni shumë pamjen e jashtme: tuajën dhe atë të të tjerëve. Duhet të mësosh që, nganjëherë, duhet lëshuar pe.

Më shumë 9: Je mediator: një person i qetë, i sinqertë dhe i dashur me të tjerët, por je dhe dembel. Duhet të mësosh të jesh më aktiv dhe nuk duhet të ndrydhësh ndjenjat e tua.

J    by:sanq0

disa pyetje per ata qe e lodhin trurin?

0

Pa kategori @ 6:36 pm

Disa pyetje per  ata  qe  elodhin trurin?

perSHENDETje

1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c’kuptim do i mbetej jetes?
5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

falemiNDERit   

Citim:

1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

Atehere kur je ne shoqerine e nje plaku, dhe ne vend qe te degjosh, ti flet.

Citim:

2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

E di perse pemet ne Amazone rriten me te larta se pemet ne Shqiperi? Sepse ne Amazonë bie me shume shi se sa ne Shqiperi.

Citim:

3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

Une e kontrolloj trurin apo truri me kontrollon mua? Dhe pergjigjia eshte, femija qe ia ka friken prindit, nuk pi duhan me shoket se e di qe e pret dajaku ne darke nga i ati. Femija qe pi duhan, e pi sepse ai nuk ia ka friken prindit ose prindi i tij eshte shume i zene me probleme te tjera per ti kushtuar kohen femijes se tij.

Citim:

4) Nese vdekja fshin gjithcka, c’kuptim do i mbetej jetes?

Femija qe sapo eshte rrahur nga i ati, mendon: “babai genjen se me do shume, se po te me donte nuk do te me rinte.” Kur behet baba vete e kupton se sa e donte babai.

Citim:

5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

Eshte prindi qe e rrit femijen apo femija qe rrit prindin? Te dy rrisin njeri-tjetrin.Citim:

6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

Edhe shtrati i Vjoses ndryshon gjate gjithe rrjedhes se lumit. Por te pakten Vjosa e di se ku buron dhe e di se ku do te derdhet.Citim:

7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

Kur ai qe e krijoi ate dickane te rrefen se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e padrejte.

Citim:

8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

Nata fillon atehere kur perendon dielli. E keqja fillon atehere kur duhet te largohesh nga ngrotesia familjare (diellit) per te ecur ne erresire.

Citim:

9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

Subjektivizmi fillon atehere kur fillon e ulesh te mendosh mbi nje ceshtje me shpresen per te dale me nje pergjigje. Objektivizimi fillon atehere kur pyet dike per te marre nje pergjigje.

Citim:

10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

Sa % e njerezve qe shijojne embelsine e mjaltit ne gojen e tyre e dine se ai mjalte eshte produkt i punes se mijra bletesh te vogla? Te gjithe kur e shijojne mjaltin kane dicka te mire apo te keqe per te thene per ate mjalte, por askush nuk i ze ne goje bletet per mire apo per keq. Tani te te pyes une ty? U mbetet qejfi bleteve qe te gjithe embelsojne gojen me produktin e punes se tyre, por askush nuk kujtohet per to?

Une them jo, sepse po te pyesesh nje blete, ka per te te thene qe mjalti nuk eshte i imi, por i atyre nektareve te luleve qe ne mblodhem peme me peme, dege me dege e lule me lule. Lulja prodhon nektarin, bleta e mbledh nektarin, njeriu vjel dhe shijon mjaltin.

E dije ti se mjaltin e prodhojne bletet, dhe bletet mbledhin nektarin e luleve, dhe lulet rriten ne toke me ujin e shiut, shiu bie nga rete dhe rete jane ne qiell….

Mirëmëngjes, univers!

22 Mars 2008 1

Pa kategori @ 9:36 pm

Mirë se erdhët tek Shqipo.com. Ky është postimi i parë. Si pronar i blogut, ti mund ta redaktosh këtë postim, ose të dërgosh një postim të ri. Ju urojmë sa më shumë suksese në blogun tuaj të ri!